Çitaku: Kosova asnjëherë më pjesë e Serbisë
"Kosova asnjëherë më, po e përsëris, asnjëherë nuk do jetë më pjesë e Serbisë". Kështu ka thënë Ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku në fjalimin që mbajti në Beograd gjatë konferencës së organizuar nga Forumi për Marrëdhënie Etnike.

Vlora Çitaku ka folur për frikën dhe terrorin që e kanë përjetuar shqiptarët përgjatë periudhës së regjimit të Slobodan Millosheviqit.

"Fatkeqësisht unë kam parë shumë masakra dhe njerëz të vrarë dhe gra të dhunuara se cilido tinejxher ka mundur ndonjëherë t'i shoh"' ka thënë Ministrja Çitaku.

Vizita e ministres kosovare në Beograd, ndonëse pa asnjë takim me qeveritarë serbë, ka marrë vëmendjen e të gjitha medieve kryesore serbe. Një numër i madh i gazetarëve kanë bërë pyetje të ndryshme ministres, ndërsa në fund e kanë duartrokitur paraqitjen e saj. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2013, ora 14:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori