Ambasadorja flet pas sulmit me vezë: Kishte mesazhe seksiste (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila u qëllua mbrëmë me vezë, me anë të një statusi në Facebook, ka thënë se në vezët e zjera që u hodhën drejt saj ishin shkruar mesazhe seksiste.

Postimi i Çitakut:

Së pari faleminderit shumë për mesazhet e shumta. Më duhet ta sqaroj, që as që e kam pasë ndërmend ta publikoj incidentin.

U detyrova të reagoj dje pasi që Blerta, zonja qe shkaktoi incidentin e vogël e kishte publikuar dhe kishte dhënë deklaratë në një portal.

Më vjen keq që ky incident i vogël ka trazuar familjen time në Kosovë. Poashtu më vije keq që e tëra ndodhi në prani të Ambasadorit Hill, dhe rreth 100 të pranishmëve, të cilët nuk po kuptonin cka po ndodhte.

Policia e Denverit erdhi menjëhere. Sulmi ndaj një Ambasadori të akredituar, sado i vogël qoftë, në SHBA është çështje shumë serioze.

Nuk pranova të hap rast dhe të ngrie padi ndaj Blertës, dhe e luta edhe Univerzitetin e Denverit mos të bëjë dicka të tillë.

Blerta ishte edhe shtetase amerikane, dhe unë asesi nuk do të dëshiroja që ajo të ketë pasoja për shkak të veprimit të djeshëm. Ata që janë shtetas amerikan e dinë mirë se cka do të thot të kesh në historik një gjë të tillë.

Unë pajtohem që secili ka të drejtë të bëjë pyetje, të shprehë mendimin, të kritiojë, të kërkojë llogari. Por asesi nuk duhet të sulmojmë dhe të fyejmë njëri tjetrin.

Fare në fund, në vezët e ziera që u hodhën drejt meje zonja Blerta kishte shkruar disa mesazhe seksiste ( për shkak se ishin shumë eksplicite nuk po i publikoj ). Ato fjalë më lënduan më së shumti. Edhe me kaq po e mbyllim këtë temë!, ka shkruar ambasadorja. /albeu.com/

Shtuar më 18/05/2017, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori