Çitaku e Gjosha nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar sot marrëveshjen për “Për krijimin e Komisionit Teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së në Gjuhën Shqipe, si dhe bashkëpunimit në sferën e përafrimit të legjislacionit”.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrija e Integrimit Evropian Klajda Gjosha, dhe nga Ministrija e Integrimit Evropian të Kosovës Vlora Çitaku.

Në emër të qeverisë shqiptare ministrija Gjosha i dhuroi homologes Çitaku të gjithë legjislacionin e BE-së të përkthyer në vite.

Çitaku u shpreh se mori dhuratë nga Shqipëria 136 akte të përkthyera. Ndërsa ministrja Gjoshi ka thënë se ky bashkëpunim e tejkalon procesin e integrimeve evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë vizitës së Ministres Gjosha në Kosovë janë planifikuar takime me drejtuesit me Presidenten e Kosovës Ahtifete Jahjaga, me Kryeministrin Hashim Thaçi, dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2014, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori