Prokurorėt e krimeve tė luftės nė Beograd kanė vėnė nė dukje rolin e elitės serbe nė strehimin e kriminelėve tė luftės, si: Radovan Karaxhic dhe Ratko Mlladic. Por pėrpjekjet e akuzės pėr tė ngritur padi mund tė hasin nė rezistencė.
Duke cituar 'The Guardian, Evropa e Lirė shkruan se deklaratat e prokurorėve pasojnė hetime tė gjera nė ushtrinė serbe, policinė, shėrbimet sekrete dhe Kishėn
Ortodokse. Por, nė njė vend, i cili lėkundet nė mes tė ndjenjės sė fajit dhe viktimizimit, edhe 13 vjet pas fundit tė luftėrave nė Ballkan, skeptikėt dyshojnė se ata do tė ndjekin nivelet e larta tė institucioneve.
Dyshimet janė shumėfishuar pas zgjedhjes sė Tomisllav Nikollicit nė postin e presidentit, i cili dikur ishte zyrtar i lartė nė Partinė Radikale Serbe tė Vojisllav Sheshelit. Ky i fundit aktualisht gjykohet pėr krime nga Tribunali i Hagės. Prokurorėt pranojnė se nuk janė tė sigurt nėse ndryshimi i valės politike do tė ndikojė punėn e tyre.
Ne tashmė kemi identifikuar dhe rikonstruktuar mjetet, me tė cilat kanė mbėshtetur tė
arratisurit. Kemi gjurmuar lėvizjet e tyre. Kemi identifikuar 11 apartamente nė Beograd, ku janė fshehur tė
arratisurit dhe sė shpejti do tė dalim me detaje pėr operimin e rrjetit.
Shumė shpejt, ne do tė ndjekim penalisht tė gjithė ata qė i kanė strehuar. Kjo do tė ndodhė shpejt sepse i kemi tė gjitha informatat e nevojshme, thotė kryeprokurori serb pėr krime lufte, Vladimir Vukēevic.
Karaxhici, lider i serbėve tė Bosnjės nė kohėn e luftės, tani nė gjykim pėr gjenocid para Tribunalit tė Hagės, i ėshtė shmangur kapjes deri nė vitin 2008. Ai besohet tė jetė ndihmuar nga zyrtarė tė inteligjencės serbe.
Mlladici, lider i ushtrisė serbe tė Bosnjės, gjykimi i tė cilit ka nisur muajin e kaluar nė Hagė, ka jetuar hapur nė kazermat e ushtrisė serbe deri mė 2011.
I arratisuri i fundit qė ėshtė kapur vitin e kaluar, ėshtė Goran Haxhic. Ai thuhet tė jetė ndihmuar nga Kisha
Ortodokse Serbe, ndėrsa ka kaluar disa kohė edhe nė Rusi. Ka disa prova se edhe Karaxhici ėshtė fshehur pėr ca kohė nė njė manastir ortodoks dhe hetuesit e krimeve tė luftės konsiderojnė shfrytėzimet e mundshme tė financave tė kishės pėr fshehjen e tė arratisurve. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2012,
ora 09:09