Cili është skenari i VLAN-it?
Pëlqej
Të dyja blloket politike, PDK nga njëra anë dhe LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje nga ana tjetër po dështojnë të thonë publikisht se si mund të dalë vendi nga kriza.

Megjithatë, secili bllok e ka një skenar për të mos dështuar si organizim politik.

Zyrtarë të PDK-së i kanë thënë Tribunës se gjatë javës së ardhshme do të mblidhen për të diskutuar rreth asaj çka do të bëjnë më datë 2 tetor, kur do të mbahet seanca konstetuive.

Ndërkaq, zyrtarë nga VLAN-i nuk kanë dhënë dhënë asnjë lloj strategjie sesi ata do të veprojnë në seancë.

Ata thjesht janë shprehur se lidhur me çfarë pritet të bëjë koalicioni në Kuvend, gjërat dihen nga liderët partiakë. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori