Cilat janë planet e "treshes"
Pëlqej
Edhe "treshja" LDK-AAK-NISMA i ka planet e veta se si edhe me vendimin e Kushtetueses për të mos e njohur Isa Mustafën kryetar parlamenti të mos lejojë që pushteti të jetë sërish në duart e Thaçit.

Sipas burimeve të portalit Infokusi.com, formula e Bllokut është që të shkohet në seancë dhe në momentin që PDK-ja ta nominojë kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit atëherë në sallë do të mbesin vetëm liderët e bllokut, por jo edhe deputetët e tjerë të këtyre partive pasi qe votimi do të jetë i fshehtë.

Duke vepruar në këtë mënyrë, blloku shmang zgjedhjen e kandidatit të nominuar nga PDK-ja, duke marrë edhe votat nga deputetët e tjerë.

Kjo vjen si rezultat i frikës së “blerjes” së deputetëve të tyre nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori