Cila do të jetë e ardhmja politike e Kosovës?
Pëlqej
Situata politike në Kosovë po mbetet ende konfuze dhe e paqartë, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos e njohur Isa Mustafën kryetar parlamenti.

Analistët vlerësojnë se nëse blloku LDK-AAK-NISMA vijon me bllokim, nuk përjashtohet mundësia që vendi të shkojë dhe në zgjedhje të jashtëzakonshme, shkruan Kosova Sot.

Ata mendojnë se rreziku më i madh qëndron në faktin se partitë nuk po luftojnë për të ndërtuar shtet, por për të fituar sa më shumë pushtet.

Tre opsionet e PDK-së së Thaçit

Partia e kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçit po mendon tre opsione për daljen nga ngërçi politik që ka përfshirë vendin.

Mendohet se si opsion i parë është ai për kryetarin e parlamentit.

Si opsion i dytë është gjetja e një partie për partner në koalicion, gjë të cilën nuk po e pranon asnjë subjekt politik deri më tashmë.

Ndërsa, si opsion të tretë PDK-ja po mendon mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Deri ku mund të shkojë lufta për pushtet

Duket se beteja brenda partive politike në Kosovë është bërë e ashpër.

Partitë "po ndeshen" me njëra-tjetrën për të zënë një vend sa më të rëndësishëm në Kuvend.

Edhe elementë të Vetëvendosjes, partisë më kundërshtare ndaj PDK-së nuk e hedhin poshtë faktin se subjekti i drejtuar nga Thaçi ka dalë me vota më së shumti nga zgjedhjet.

Ish-kandidati për deputet nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha ka shkuar tejet larg, duke thënë se heqja nga pushteti e Thaçit dhe e PDK-së mund të bëhet edhe përmes mjeteve jodemokratike.

"Asnjë diktator nuk ka ikur pa nxjerrë shkelma. As ky i joni nuk është përjashtim. Ata që kanë shpresuar se e heqim qafe SHIK-un me mjete demokratike janë naivet. Pa ia kombinuar terapinë me tre-katër antibiotik kjo dergje nuk hiqet qafe”, ka shkruar Hoxha. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori