Cikloni mesdhetar do godasë nesër Ballkanin
Meteorologët kanë paralajmëruar se një ciklon tropikal mund të ndodhë nesër në brigjet e Greqisë. Erërat e forta do të vazhdojnë të godasin vendin, aq sa mund të shkaktojë mbylljen e shkollave pasi do ketë mot të përkeqësuar.

Cikloni i Mesdheut mund të formohet nesër në detin Jon, në jugperëndim të Greqisë. Pushuesit janë përgatitur që do kenë shi dhe erëra, të cilat arrijnë në 160 kmh.

Cikloni mund të prekë edhe Turqinë, ndërkohë që nuk janë bërë ende paralajmërime për Shqipërinë.

Websajti “Weather.com” ka njoftuar se disa pjesë të ishullit të Sicilisë dhe Greqisë mund të përfshihen nga shiu me dendësi 8cm.

Shtuar më 27/09/2018, ora 20:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori