Pendarovski mbledh sot Këshillin e Sigurisë

Në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski do të mbahet seanca e 18 e Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në rend dite të seancës së sotme të Këshillit të Sigurisë , siç njoftojnë nga Kabineti i presidentit do të jetë gjendja e sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit euro-atlantik.

Në seancë përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurisë, do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë së zbulimit Erolld Musliu, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Zarko Milloshevski dhe shefi i shtatmadhorisë së ARM-së gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski./Alsat/