Çifti zviceran prish martesën për t’i "rregulluar" letrat Zenunit dhe Bukurijes nga Kosova
Pothuajse tridhjetë vite ka zgjatur martesa e lumtur e çiftit zviceran Yolanda dhe Werner A. nga Neckertali i Zvicrës.

Deri në momentin kur çifti pa fëmijë, papritmas vendosë t`i japë fund martesës në vitin 2015, duke jetuar ende në një shtëpi.

Pas një kohe të shkurtër, në Kosovë u dëgjua jehona e daulleve.

Yolanda u martua me Zenun G. ndërsa Werneri me bashkëshorten e tij Bukurie B.një çift kosovar me dy fëmijë.

Problemi filloi në muajin shkurt të vitit të kaluar, kur dy ish bashkëshortët zviceranë, parashtruan kërkesa përkatëse pranë Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, për bashkim familjarë.

Por, një gjë e tillë dështoi, pasi autoritetet zvicerane nuk ua miratuan kërkesat e tyre, me preketst se partnerët kosovarë nuk mund të udhëtojnë në Zvicër.

Me këtë, dështon edhe martesa "për letra" në Zvicër, shkruan Blick.

Yolanda dhe Werneri janë gjobitur, ndërsa vendimet gjyqësore pjesërisht janë të plotfuqishme.

"Po, jam dënuar por nuk do të ndjehem asnjëherë fajtor", pohon Werneri.

"Do e përsërisja përsëri të njëjtën gjë", ka deklaruar pensionisti zviceran i Migrosit.

Tashmë disa vite ai është duke punuar si ndihmës privat në Kosovë.

Ish bashkëshortja e tij qëndron e ulur pranë tij, duke e përkrahur fuqimisht.

Plani i tyre ishte që të ndihmonin ciftin e ringa Kosova së bashku me fëmijët partnerët për tu mundësuar një jetë më të mirë për të jetuar në Zvicër.

Që të dy zviceranët i kanë menduar seriozisht martesat, por autoritetet zvicerane nuk u besojnë.

Por si mund të duken këto martesa?

Werneri e vë dorën në zemër dhe përgjigjet

"Ata ende janë në zemrat tona, më tepër nuk mund tu tregoj".

Nëse Bukurie B. dhe Zenun G. me fëmijët e tyre do të shkonin në Zvicër, ata do ta kenë të zgjidhur problemin financiar nga partnerët përkatës.

Werner A. qëndron me vendosmëri në bindjen e tij, pasi përmes rrugës legale do ta sjellë partneren e tij në Zvicër.

"Nuk dorëzohemi dhe shpresojmë në një fund të gëzueshëm, tani e 60 vite jam duke jetuar në Zvicër dhe nuk mund të mohoj përkujdesjen mjekësore këtu", ka përfunduar pensionisti zviceran.
Shtuar më 28/06/2017, ora 11:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori