Çifti në pranga, dyshohet se kanë vrarë fëmijën
Pëlqej
Një çift bashkëshortor është vënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se kanë vrarë fëmijën e tyre të mitur.

Bashkëshortët I. R. 40 vjeç dhe F. R. 29 vjeçare, janë arrestuar të enjten në fshatin Lubovec të komunës së Skenderajt, për dyshime të vrasjes dhe vrasjes në tentativë të foshnjes së tyre.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka shpjeguar se çifti dyshohet të ketë mbytur foshnjën e tyre vetëm 3-muajshe.

“Pas ekzaminimit të trupit të pajetë të foshnjës patologët kanë konstatuar se në trupin e foshnjës kishte gjurmë evidente të dhunës fizike. Dëshmitë e siguruara nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe rrethanat tjera të rastit kanë përberë elemente për prokurorin e shtetit të klasifikojë rastin si ‘vrasje e rëndë’ dhe ‘vrasje në tentativë’, me të dyshuar çiftin bashkëshortor të lart apostrofuar”, sqaroi Zahiti.

Me vendim të prokurorit të çështjes, bashkëshortët janë dërguar në paraburgim prej 48 orësh, para se të dalin përpara gjykatës. /albeu.com/

Shtuar më 24/09/2014, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori