Zbulohen qindra bimë kanabisi në Kukës, procedohet kryeplaku, nuk dihen ende autorët

Mbi 686 bimë kanabisi janë gjetur të kultivuara në zona të pyllëzuara, në fshatin Mserr të Kukësit, ku për pasojë u vunë nën hetim dy persona, përgjegjës të shërbimit pyjor të kësaj zone, për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.

Njoftimi policise

Në vijim të kontrolleve antikanabis, me shërbime nga toka dhe me dronë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës kanë finalizuar fazën e katërt të operacionit policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, në kuadër të të së cilës, në fshatin Mserr janë gjetur të kultivuara 686 bimë narkotike cannabis sativa.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit V. P., kryetar i fshatit Mserr; A. Q. dhe Gj. P., përgjegjësit e shërbimit pyjor në këtë zonë, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprime të mëtejshme./albeu.com/