EMRI/Aksidentohet minatori në Bulqizë, dërgohet drejt Traumës me helikopter

Një minator është aksidentuar sot në një nga galeritë e kromit në Bulqizë. Mësohet se Shkëlqim Kala, 50 vjeç, është dëmtuar në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërsa mësohet se minatori ka thyer këmbën dhe është transportuar me helikopter në spital.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.


Shtuar 14.03.2023 11:59