Themeluesi i Wagner Group: Kundërofensiva ukrainase ka filluar

Yevgeny Prigozhin tha sot se njësitë ukrainase kishin filluar kundërsulmin e tyre dhe po i afroheshin Bakhmutit.

Në përgjigje të një pyetjeje të medias ruse në lidhje me kundërsulmin e pritshëm të Kievit, Prigozhin tha se operacionet e Ukrainës ishin “për fat të keq, pjesërisht të suksesshme”.

Udhëheqësi i grupit mercenar u pyet dhe në lidhje me komentet e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se kundërofensiva e Ukrainës ishte vonuar ndërsa forcat e tij prisnin më shumë ndihmë nga vendet e huaja.

Ai tha se Zelensky ishte “mashtrues” duke thënë se ofensiva nuk kishte filluar ende.

Forcat ruse, të udhëhequra nga Wagner, kanë kryer një sulm ndaj Bakhmut, në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, që nga vera e kaluar.

Dje, Prigozhin dhe ushtria ukrainase thanë se forcat e Kievit kishin