Çfarë tha sot Bekim Jashari për Drenicën
Pëlqej
"Ashtu siç ishin dje çerdhe dhe vatër lirie, sot janë vatër e çerdhe përkushtimi, devotshmërie dhe angazhimi për secilin qytetar dhe pjesë të komunës së Skenderajt."

Kështu ka thënë kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari në seancën solemne për 19-vjetorin Ditën e Çlirimit të Skenderajt.

Ai shtoi se janë zotuar që ta vijojnë rrugën e dinjitetit që e shtruan të parët e këtij vendi.

“Sot në këtë mbledhje solemne, me nderim dhe guxim e ndershmëri vijojmë rrugën e dinjitetit që në e shtruan të parët tanë, duke rikonfirmuar se Skenderaj dhe Drenica ishin dhe mbeten çerdhja e lirisë, çerdhja e trimërisë e punës dhe begatisë. Në këtë ditë çlirimi të Skenderajt zotohemi dhe angazhohemi të punojmë për mirëqenien e secilës familje e në veçanti për të rinjtë tanë.

Të gjejmë hapësirë, gjasat dhe mundësitë e barabarta për të gëzuar të gjitha të mirat që na i ofron liria, që na i ofron Skenderaj, që na i ofron Drenica dhe shteti ynë Kosova”, theksoi Jashari.
Shtuar më 18/06/2018, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori