Çfarë propozimi të fshehtë mban Nikoliçi për Kosovën?
Tomislav Nikoliç
Së fundmi në deklaratat e tij presidenti serb Tomislav Nikoliç ka cekur shumë çështjen e Kosovës, ndërsa ka thënë se Serbia po përgatit edhe një rezolutë në koordinim të plotë politik lidhur me çështjen e Kosovës.

Këto deklarata dhe më tej edhe krijimin e asocacionit të komunave serbe në Kosovë, e ka komentuar edhe deputeti serb në Kuvendin e Kosovës Nenad Rashiç.

"Ekziston vetëm një mundësi që kjo të përkthehet në ndonjë mekanizëm për mbrojtjen e serbëve të Kosovës, nëse ndodh kjo që është thënë se do kryhet brenda pesë muajve, bile edhe përmendet se do të vij edhe fundi i institucioneve serbe në Kosovë në muajin prill. Mendoj se koha po shkon shpejt dhe duhet të ndërmarrin diçka menjëherë. Ky është një apel për zotërinjtë Nikoliq dhe Vuçiq që të mos i harrojnë serbët e Kosovës dhe të mos i harrojnë serbët në jug”, është shprehur Rashiç për kanalin e dytë të Televizionit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Ai ka shtuar se ka një sërë të panjohurash lidhur me qëndrimin e Beogradit për Kosovën, duke thënë se Nikoliçi nuk ka bërë të ditur publikisht se çfarë rezolte ka Beogradi për Kosovën apo se çfarë do të bëhet me serbët "në jug".

“Ky është një dokument zyrtar që duhet të dal në qarkullim. Askush deri më tash nuk e ka parë, ky është një sekret që po ruhet shumë mirë. Nuk e kuptoj pse po ndodhë kështu. Më e pakta që mund të presim është të kuptojmë se për çfarë bëhet fjalë dhe ta kuptojmë që a mund të ndikojmë në të për ta bërë sa më të përshtatshëm për serbët e Kosovës”, shtoi Rashiç./albeu.com/

Shtuar më 06/01/2015, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori