Çfarë pritet të ndodhë në seancën e 12 shtatorit?
Pëlqej
Në seancën konstetuive të 12 shtatorit mundet që të ndodhë që në rast se nuk zgjidhet kryetar Kuvendi i nominuari nga ana e PDK-së, seancambyllet me kërkesë të Flora Brovinës.

Një përfundim i tillë mund të pritet, pasi që PDK-ja ndihet nën presion nga marrëveshja e opozitës dhe nga ana tjetër ka "me vete" edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa, çdo vendim që do të merret pas mbylljes së seancës do të konsiderohet jokushtetues, raporton Tribuna.

“Vazhdimi i seancës konstituive ku parashihet votimit i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, mund të ndërpritet nëse nuk kalon propozimi i PDK-së zgjedhjen e kryeparlamentarit. E nëse kjo nuk ndodh, seanca do të mbyllet nga kryesuesja e seancës Flora Brovina. Dhe, me mbylljen e seancës përfundojnë edhe mbështetjet e administratës së Kuvendit”, ka thënë një burim për gazetën./albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori