Çfarë pritet të ndodhë me deputetët nëse shpërndahet Kuvendi
Kryeministri Ramush Haradinaj rreth dy javë më parë dha dorëheqjen ka dhënë dorëheqjen nga posti por ende nuk kandonjë lëvizje konkrete për shpërndarje të Kuvendit.

Madje një gjë e tillë as që pritet të ndodhë para 3 gushtit, pasi në këtë datë bëhen dy vjet të plota të konstituimit të kësaj legjislature, me ç’rast edhe u njihet ky mandat deputetëve.

Monitorues të punës së Kuvendit thonë për “Zërin” se deputetët marrin përfitime shtesë në rast se bëjnë dy vjet mandat, andaj pavarësisht thirrjeve të tyre për shpërndarjen e Kuvendit nuk kanë marrin ndonjë veprim në këtë drejtim.

Sipas ligjeve në vend, deri në fillimin e realizimit të të hyrave financiare nga ndonjë burim tjetër ose nga realizimi i pensionit, që nga dita e përfundimit të mandatit, deputeti ka të drejtë në pagë bazë për një vit. Po ashtu deputetët marrin edhe pensione të veçanta.

Shtuar më 31/07/2019, ora 08:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori