Çfarë po ndodh me Sheshelin?
Vojislav Sheshel është kthyer sërish në temë debati në Hagë.

Pas fjalëve të ashpra të prokurorit të çështjes së Sheshelit, këtë herë janë gjykatësit ata të cilët kanë folur ashpër për lirimin e përkohshëm të liderit nacionalist radikal serb.

Ata thanë se liria e dhënë ndaj Sheshelit është shkelur nga ky i fundit, pasi ai në Serbi ka hapur plagë lufte, duke folur me retorikë nacionaliste.

Megjithë fjalët, gjyqtarët kanë lënë në fuqi vendimin e Tribunalit të Hagës për ta lënë në liri përkohëshit Vojislav Sheshelin.

Sheshel, lider i Partisë Radikale të Serbisë akuzohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavbinë për krime lufte në Bosnje dhe në Kroaci./albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 21:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori