Uzuni i papërmbajtshëm, shënon sërish për Granadën

Myrto Uzuni po shkëlqen, të paktën në aspektin personal. Edhe pse Granada po humbet 1-2 me Ponferradinan në La Liga 2, sulmuesi shqiptar po bën një ndeshje pozitive, teksa ka mundur të shënojë edhe një gol.

Bëhet fjalë për një ekzekutim të saktë të një penalltie, në minutën e 70-të. Për Uzunin ky është goli i 19-të këtë sezon, shifra të cilat flasin qartë.

27-vjeçari ka luajtur më parë në Hungari ma fanellën e Ferencvaros, sakaq ka mbrojtur edhe ngjyrat e Lokomotivës së Zagrebit.


Shtuar 12.03.2023 22:59