Çfarë po ndodh? Glauk Konjufca zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës
Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai u propozua në këtë pozitë nga kreu i partisë, Albin Kurti.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca ka marrë 75 vota pro, 29 abstenime dhe 6 vota kundër, duke arritur kështu sigurimin e votave të mjaftueshme për të drejtuar Kuvendin e Kosovës.

Sipas marrëveshjes për koalicion Vetëvendosje-LDK, Kryetari i Kuvendit do t’i takonte partisë së Isa Mustafës.

Ndërkaq, Arbërie Nagavci e VV-së, Kujtim Shala i LDK-së dhe Memli Krasniqi nga PDK janë propozuar për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës
Shtuar më 26/12/2019, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori