Çfarë po kurdis Vetëvendosje?
Pëlqej
Sot u takuan sërish liderët e partive të bllokut, LAN.

Në këtë takim ka munguar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Takimi është mbajtur pas shtyrjes së seancës konstituive nga ana e Flora Brovinës, e cila e vendosi një gjë të tillë në bashkëpunim me PDK-në dhe me përfaqësues të Listës Serbe.

Në takimin e bllokut sot ka munguar Lëvizja Vetëvendosje, edhe pse ky subjekt nënshkroi një ditë më parë për të qenë pjesë e koalicionit kundër qeverisë "Thaçi 3".

Mungesa e anëtarëve të VV-së mund të lidhet edhe me faktin se brenda kësaj partie kanë nisur pakënaqësitë dhe reagimet për nënshkrimin që u bë dje. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori