Çfarë ndodh në shërbimin sekret kosovar
Pëlqej
Shërbimi sekret kosovar ka dështuar në shumë nga punët e saj.

Që në krye të herës, në këtë shërbim janë punësuar njerëz me lidhje të afërta politike si dhe me ish-SHIKU-un.

Kështu vlerëson ish-eprori i lartë i UÇK-së, TMK-së, PK-së dhe SHIK-ut Naim Miftari.

“AKI-ja dështimin më të madh e ka pasur në veri të Kosovës dhe poashtu e kanë ndjek afera të shumta korruptive të një pas njëshme, çka tregon se AKI-ja është dështim total, karshi shtetit serb dhe BIA-s serbe. Së fundit, pos dhjetëra aferave korruptive, kidnapimit dhe falsifikimit del në pah se kësaj organizate kanë filluar t’i mbyten edhe informatorët, kurse deklarata se AKI ka agjent Serbi janë qesharake dhe më shumë i ngjajnë batutave të Kadri Veselit që dikur deklaronte para shokut të Stanishiqit në Klan Kosova, se SHIK-u ka marr me thasë dokumente nga qeveria serbe çka ishte batuta e dekadës, pasi dihet shumë mirë se kush kanë e ka spiunua, më shumë ata neve apo ne Serbinë”, thotë Miftari për Bota Sot.

Miftari thekson se si rrjedhojë e punës jo të ndershme, por mbi baza politike, AKI kosovar ka pozitë të nënshtruar karshi shërbimeve sekrete serbe. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori