Çfarë kërkoi Vuçiç nga Mogherini?
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kërkuar sot në Bruksel përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Vuçiç tha se në takim me Mogherinin, për herë të parë ai e kërkoi një gjë të tillë në një mënyrë të tillë eksplicite.

Derisa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkoi nga gjithë spektri politik në Kosovë, siç tha ai, që t’i lënë anash ndarjet politike dhe partiake, për t’i dhënë mbështetje bisedimeve Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

Në intervistën nga Brukseli, Thaçi tha se rruga e vetme integruese e Kosovës është ajo e dialogut dhe e integrimit e cila nuk duhet të ketë divergjenca politike.

Ai tha se takimi i sotëm me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është në vazhdën e takimeve të tjera, ndërsa u shpreh optimist se ky lloj dialogu do të ketë një fund të kënaqshëm për qytetarët e Kosovës dhe për shtetet mike të saj, SHBA-në por edhe BE-në si ndërmjetësuese e dialogut, shkruan express.

Presidenti kosovar edhe kësaj here ftoi të gjitha partitë politike, liderët partiakë, mediet, shoqërinë civile, por edhe ekspertët që të japin kontributin e tyre në këtë proces negociator.

“Vetëm nëpërmjet bisedimeve dhe integrimit do të ecim përpara në rrugën e paqes dhe stabilitetit e integrimit. Të gjithë duhet të jemi përgjegjës në detyrat tona...” u shpreh Thaçi.
Shtuar më 03/07/2017, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori