Çfarë ka ndodhur më të riun shqiptar që u rrah brutalisht nga serbët
Gjatë këtij muaji në Novi Sad të Serbisë ishin rrahur brutalisht dy kosovarë. Brendon Gigollaj e Çlirim Maloku 19-vjeçar, kishin qenë dy viktimat. Çlirimi madje kishte marrë disa lëndime serioze trupore, për kurimin e së cilave qëndroi me javë të tëra në spitalet e Serbisë për kurim.

Por sot gjatë ditës Çlirimi u kthye në Kosovë saktësisht në vendlidnjen e tij në Has të Prizrenit, shëndosh e mirë. Lajmin për kthimin e tij e ka bërë të ditur vet Çlirimi. Ai ka njoftuar se sot është kthyer në Kosovë.

“Pasi u përmirësova me shëndet dhe arrita të kthehem në vendin tim sot kaluam disa momente të lumtura me miqt e mi. Falenderoj shum familjen, miqt dhe gjith shqiptart kudo në bot per perkrahjen e tyre dhe falenderoj zotin qe shendeti im esht mir”, ka shkruar 19-vjeçari.


Shtuar më 28/10/2018, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori