Çfarë do të thotë simboli me tre gishta i terroristit në gjyq (FOTO LAJM)

Njëri prej terroristëve që mori pjesë në sulmin ndaj myslimanëve në xhami në Zelandën e Re doli sot para gjyqit, por gjatë kësaj seance ai ka bërë një shenje me tre gishtat hapur duke bërë një rreth me gishtin e madh dhe atë tregues.

Simboli që bëri Tarrent ka të bëjë me lojën e vjetër “The Circle Game” apo Loja e Rrethit.

Loja e Rrethi është një lojë e vizionit dhe e mashtrimit që kërkon aftësi motorike. Loja fillon kur një nga lojtarët ofendues krijon një rreth me gishta.

Qëllimi është mashtrimi i një personi tjetë që të shikoj atë në duar. Nëse viktima shikon dorën, ai ka humbur ndeshjen dhe pastaj është goditur në bices me një grusht.

Kjo lojë tashmë luhet edhe në online dhe përdoret për të krijuar shkaka të ndryshme.

Origjina e saj është nga Ohio në vitet e 80-ta. Krijuesi i saj, Matt Nelson e kishte krijuar këtë lojë për të grushtuar miqtë e tij.

Loja u popullarizua me 15 nëntor të vitit 2000 në episodin e katërt të serialit televiziv “Malcom”.
Shtuar më 16/03/2019, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori