Çfarë do të sjellë për Kosovën emërimi i Mogerinit?
Pëlqej
Baronesha Catherine Ashton e ka lënë tashmë postin e shefes së diplomacisë së BE-së dhe vendin e saj do ta zërë ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogerini.

Analisti Emrush Ujkani ka thënë për Rel se zgjedhja e Mogerinit nuk duhet parë si negative, por përkundrazi si një zgjedhje që do të bëjë shumë për Kosovën dhe për rajonin.

“Sepse do të ketë mundësi ti shtyjë gjërat më shpejt drejt axhendës evropiane. Me logjikën e funksionimit të BE-së, shpeshherë vendet dinë të pozicionohen në baza rajonale dhe kjo do të ketë ndikim pozitiv në të gjitha zhvillimet jo vetëm ndaj Kosovës por ndaj të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor”, tha Ujkani.

Ndërkaq, edhe kryeministri Thaçi është shprehur optimist, duke thënë se zgjedhja e re nga Brukseli ka sjellë një lidership të ri evropian dhe se dialogu po ashtu do të rinisë për të mirën e Kosovës.

Thaçi shtoi se Kosova, përmes dialogut do të vendos veten në rajon si një shtet i pavarur dhe se do të shohë drejt aspiratës për integrim.

Kreu i qeverisë tha se beson se Mogerini ka në planet e saj pikërisht këtë gjë, përparimin e demokracisë dhe paqes në Kosovë dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2014, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori