Çfarë do të ndodhte nëse Edi Rama dhe Albin Kurti do të hapnin një parti në Maqedoni?
Analisti dhe historiani Arben Llalla ka marrë një rast hipotetik, duke thënë se çfarë do të ndodhte sikur Edi
Rama apo Albin
Kurti ta kishin një parti në
Maqedoni ose të
garonin për
deputet në
Maqedoni.
Sipas tij, nëse
Rama dhe
Kurti do të
garonin për
deputet në viset shqiptare në
Maqedoni, ata nuk do të votoheshin nga njerëzit, transmeton portali Albeu.com.
Kjo, sipas Llalles, pasi shqiptarët në këto anë ende nuk e kanë kuptuar se ka ikur koha e politikanëve të tranzicionit dhe se tanimë ka ardhur një tjetër "epokë politikanësh".
"Nëse Edi
Rama apo Albin
Kurti do themelonin parti në
Maqedoni ose do
garonin për
deputet këtej, jam i bindur se ata do të humbnin sepse shqiptarët e Maqedonisë ende spo kuptojnë se bota po ndryshon, se politikanët me nivel të ulët arsimi duhet të largohen, se politikanët e tranzicionit tashmë u ka ikur koha. Shqiptarëve në
Maqedoni do tju jepet edhe një shancë për të larguar të keqen, kancerin e politikanëve shqiptar, nëse nuk e shfrytëzojnë retë e zeza nuk do të largohen edhe për 30 vite të tjera", shkruan Arben Llalla. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014,
ora 16:29