Çfarë do të ndodhë nesër në Kuvend?
Flora Brovina ka paralajmëruar se në seancën që do të mbahet nesër nuk do të ketë debat.

Përkundër faktit se koalicioni LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje kanë kërkuar që në seancën e 2 tetorit të ketë debat, Brovina ka thënë se nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

"Une jam vetëm një spikere në seancë. Nuk e kam të drejtën të hap debat në seancë", i ka thënë Brovina Radio Kosovës.

Seanca konstetuive vazhdon nesër, pas dy seancave të para që kanë dështuar dhe pritet që PDK-ja për kandidat të ketë Arsim Bajramin.

Ndërsa Blloku synon mënyrën për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit ta gjejë duke u bazuar në pikën 127 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2014, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori