"Çetnikët serbë" ndihmojnë rusët në Ukrainë
Pëlqej
Një grup vullnetar e përbërë nga disa serbë, të regjistruar si "Lëvizja çetnike" aktualisht ndodhet në lindje të territorit të Ukrainës, në territoret e luftës që ka nisur në këtë vend.

Ata kanë thënë se janë reshtuar me ushtarët separatistë rusë, ose siç e konsiderojnë ata "ushtrinë e re ruse".

Pas luftimeve në Krime, ky grup njerëzish ishte kthyer në Serbi, për t’u rikthyer më pas në lindje të Ukrainës, me qëllimin që, siç thanë ata, “të shpërndajnë ndihmat e mbledhura humanitare”.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka reguar lidhur me rastin në fjalë, duke thënë se akoma nuk ka informacione zyrtare për këtë grup, por se në momentin që do të ketë do të veprojë.

Pavarësisht se legjislacioni i shtetit të Serbisë nuk përmban dënime për personat që luftojnë jashtë shtetit, qeveria ka apeluar se do të ndërhyjë në Kushtetutë. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori