Çetnikët serbë luftojnë në Ukrainë "për popullin si vëlla rus" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Me mjekra të gjata, me armë në dorë dhe me veshje ushtarake janë serbët që luftojnë në Ukrainën lindore.

Kryetar i këtij grupi është Bratislav Živković.

Emri "çetnik" është përdorur, për shkak se kështu quheshin luftëtarët serbë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe trupat paraushtarake serbe gjatë luftrave në ish-Jugosllavi.

Çetnikët kanë shkuar në Ukrainë "për të mbrojtur popullin vëlla rus".

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç komentoi rastin, duke thënë se serbët që luftojnë në Ukrainë financohen, por se e mira do të ishte që ata burra të ktheheën në shtëpitë e tyre dhe të kujdesen për familjen.

Motivi që japin çetnikët serbë për luftën që po kryejnë në Ukrainë është se po luftojnë krah për krah me popullin vëlla sllav. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori