Çetnikët serbë: Kemi vrarë 23 ushtarë ukrainas
Pëlqej
Çetnikët serbë e kanë pranuar në mënyrë krejt të hapur se kanë vrarë njerëz.

Njëri nga çetnikët serbë që merr pjesë në luftimet e ashpra në Donjeck tha se forcat serbe në luftë kanë vrarë 23 ushtarë të Ukrainës.

“Sot skuadra jonë “Jovan Shevich” ka vrarë 23 ushtarë të ushtrisë kriminale të Ukrainës dhe kanë shkatërruar një numër të konsiderueshëm të makinave ushtarake”, thuhet në porosinë e postuar nga komandanti i Çetnikëve, Bratislav Zhivkoviq, në faqen e rebelëve pro-rusë.

Komandanti i Çetnikëve në Ukrainë, Bratislav Zhivkovic, deklaron të ketë marrë pjesë edhe në luftërat e Kosovës, Bosnjës dhe Kroacisë. Megjithatë, deklarata e këtij grupi ende nuk është konfirmuar nëse është zyrtare. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori