Çështja e veriut duhet zgjidhur nga Prishtina
Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt, tha të martën në Prishtinë se institucionet e Kosovës duhet të fitojnë përkrahjen e qytetarëve të veriut të Kosovës. Ai tha se arritjen e një mbështetje të qytetarëve mund ta bëjë vetëm Prishtina dhe askush tjetër.

“Kjo nuk është e lehtë, por duhet të arrihet. Në të kundërtën ekziston rreziku që ai problem mund të zgjas për një kohë. Nuk janë në pyetje ditët dhe javët, por është në pyetje çështja e viteve për të pasur integrim të plotë”, tha Bildt pas takimit që pati me homologun e tij, Enver Hoxhaj.

“Në veri të Kosovës ka njerëz që nuk e duan pavarësie e Kosovës, por ka edhe serbë të cilët jetojnë në jug të lumit Ibër dhe nuk jam i sigurt që ata thonë se e duan pavarësinë e Kosovës, por ata e kanë pranuar pavarësinë dhe jetojnë në të”, tha shefi i diplomacisë suedeze, i cili gjatë qëndrimit në Prishtinë është pritur edhe nga shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimit teknike me Serbinë, Edita Tahiri dhe nga kryeministri Hashim Thaçi.

Hoxhaaj dhe Bildt u pajtuan që ndryshimi i kufijve në Ballkan është një kapitull i mbyllur. Ata theksuan po ashtu nevojën dhe rëndësinë e perspektivës evropiane të Republikës së Kosovës, konkretisht se si Suedia ta ndihmojë Kosovën në procesin e dialogut për liberalizimin e vizave. Hoxhaj po ashtu kërkoi ndihmën nga homologu i tij për mbështetjen e Suedisë në ndërtimin e marrëdhënieve kontraktuale në mes të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të Bashkimit Evropian.
Shtuar më 08/11/2011, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori