Çështja e të pagjeturve do vëmendjen e të gjithëve
Raporti i fundit i Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Monn thekson se çështja e të pagjeturve numëron plot 1726 njerëz që janë zhdukur nga lufta në Kosovë.

“Rastet e pazgjidhura të personavezhdukur, si dhe sjellja para drejtësisë e të gjithë atyre që janë përgjegjës për krime të luftës, duhet të mbeten prioritete kryesore”, thuhet në raportin e Sekretarit Ban.

Kryediplomatja amerikane në Kombet e Bashkuara, Samantha Power duke marrë pjesë në seancën e parë për Kosovën në cilësinë e ambasadores, në fjalën e saj tha se çështja e personave të pagjetur është e rëndësishme dhe e pazgjidhur që kërkon një vëmendje të rëndësishme nga të gjitha palët. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2013, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori