Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet para hyrjes së Serbisë në BE
Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet para hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian, ka thënë në Beograd, shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Vincent Degert. Gjatë prezantimit të një ankete, Degert u shpreh se 48 për qind e qytetarëve të Serbisë e mbështesin hyrjen e Serbisë në BE, ndërsa 33 janë kundër kësaj, shkruan Evropa e Lirë.


“Bashkimi Evropian nuk paraqet kushte të reja, kriteret e Kopenhagës janë të njëjta për të gjitha, ndërsa çështja e Kosovës duhet të zgjidhet para hyrjes së Serbisë në BE“, ka thënë Degert. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2012, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori