E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Certifikohen rekrutë të rinj të FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, të martën u bë certifikimi i rekrutëve aktivë dhe rezervë të FSK-së, si dhe Bandës Frymore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ceremonia e certifikimit të rekrutëve aktivë të gjeneratës së dytë dhe të rekrutëve të komponentit rezervë të gjeneratës së parë është dëshmi se FSK-ja është duke u zhvilluar mbi parametrat e planifikuar drejtë plotësimit të kapaciteteve të veta njerëzore”, ka thënë zëvendësministri i FSK-së, Bejtush Gashi.

Sipas tij, e veçanta e kësaj ceremonie është certifikimi i 174 rekrutëve të parë të rezervës, që, siç tha Gashi, është hap i rëndësishëm drejtë plotësimit të obligimit për plotësimin e numrit të rezervës prej 800 prestarëve, aq sa parasheh ligji për FSK-në.

Ndërkaq, zv/komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Rrahman Rama, tha se kjo është një ditë e një rëndësie të veçantë.

Certifikimi i rekrutëve të rinj, është një hap i rëndësishëm drejt plotësimit të kapaciteteve tona, me personel, që është një prej obligimeve si mundësi e krijimit të parakushteve drejtë realizimit të Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së, si një forcë operacionale, e bashkuar, fleksibile dhe profesionale, e cila do të jetë e aftë, t’i realizoj detyrat e saj brenda dhe jashtë vendit”, tha Rama.
Shtuar më 08/11/2011, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori