Ceremonia me forcat e sigurisë, festë në rrugët e Prishtinës (VIDEO)
Ditën e sotme Kosova ka festuar 13 vjetorin e Pavarësisë dhe në ndër të kësaj feste, është zhvilluar një ceremoni qendrore në Kazermën “Adem Jashari”, nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Komandantja Supreme, Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani bashkë me Komandantin gjeneral, Rrahman Rama kanë bërë inspektimin e njësiteve, nga garda ceremoniale deri tek orkestra e FSK-së.

Përveç manifestimit qendror të FSK-së, udhëheqësit institucional kanë bërë homazhe tek varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Shtuar më 17/02/2021, ora 15:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori