Çerek milion serbë kanë "braktisur" Kosovën
Marko Gjuriç, drejtori i zyres për Kosovën, vazhdon ta përsërisë shifrën e shpikur të Beogradit për numrin e serbëve që e kanë braktisur Kosovën.

Sipas tij, rreth 250 mijë serbë kanë braktisur Kosovën dhe është shprehur se gjenocidin e kanë bërë UÇK dhe ish-komandantët e saj të sotëm.

Dhe për këtë, Gjuriç thotë se e dëshmojnë afër 250 mijë serbë që për t'i shpëtuar shfarosjes, kanë qënë të detyruar ta braktisin Kosovën.

Marko Gjuriç është shprehur kështu duke polemizuar intervistën e Thaçit i cili ka thënë se Kosova do ta ndjekë penalisht në Gjykatën Ndërkombëtare gjenocidin që regjimi i Slobodan Milosheviçit ka bërë kundër shqiptarëve. /albeu.com/


Shtuar më 31/07/2016, ora 10:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori