Alibeaj apo Berisha, kush e merr vulën e PD-së? Meri Shehu bën parashikimin për 3 marsin

Astrologia Meri Shehu ka bërë një parashikim se si do të jetë muaji mars për të gjitha shenjat e Horoskopit.

Ajo gjithashtu bëri një parashikim për datën 3 mars dhe procesin gjyqësor se kujt i përket vula e Partisë Demokratike.

E ftuar në Euronews, astroloia theksoi se marsi është një muaj përbashkues, por veçoi se më shumë fat këtë periudhë kanë virgjëreshat, shenjë të cilës i përket Enkelejd Alibeaj.

“Partia Demokratike duhet t’u përkasë demokratëve. Hëna e plotë është përbashkuese, ndikimet në muajin mars janë përbashkuese. Alibeaj është virgjëreshë, ai paska fat në këtë periudhë. Virgjëreshat kanë më shumë fat në këtë periudhë, por dhe përbashkimet me virgjëreshat. Rama është në terezi, është gafore. Rama ka dalë jashtë parashikimit planetar të shqiptarëve. Rama planifikohet nga turmat, është jashtë parashikimit planetar se e ka kapur me breshkat”, tha astrologia./Albeu.com/