Çelësi i zhvillimit ekonomik është sektori privat
Kryeministri Hashim Thaçi mori pjesë sot në ceremoninë e shënimit të 50 vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike të Kosovës. Kreu i qeverië është shprehur se qeveria e tij është përkushtuar në reformën në sektorin e të bërit biznes, përmirësimit të infrastrukturës ligjore si dhe kalimit nga ekonomia informale në atë formale.


"50 vite të Odës Ekonomike të Kosovës na tregojnë një histori të qëndrueshmërisë traditës, zhvillimit të ndërmarrjeve të kosovare në periudha të rëndësishme historike që ishin bazë e krijimit të bazës materiale e shoqërore si dhe rritjes dhe zhvillimit ekonomik të vendit", u shpreh kryeministri.

Sipas tijë periudhën e pas luftës ekonomia e Republikës së Kosovës fillon pothuajse nga zero sepse ishte shkatërruar rëndë.


"Në rrafshin ekonomik, qeveria ka vendosur që me përkushtimin më të lartë që të krijojë kushtet për fuqizimit e sektorit privat. Që nga viti 2009, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndryshuar politikën tatimore në favor të komunitetit të biznesit, duke përgjysmuar normën e tatimit në fitim, kemi zvogëluar barrën financiare ndaj biznesit. Siç edhe e dini, së shpejti ne do të përfundojmë rrugën 7 që lidh magjistralen Prishtinë-Pejë deri në Orllat për të vazhduar në drejtim të Aeroportit të Prishtinës deri në Besi, për të vazhduar në pranverë me ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup", vijoi me tej ne fjalen e tij Thaci duke shpalosur edhe vizionin e tij për të ardhmen .


Në përffundim ai është shprehur se qveria këtë vit ka zotuar 10 milionë euro për transformimin e lidershipit me qëllim të përgatitjes së një gjenerate të liderëve të rinj kosovarë të profesioneve të ndryshme.

Ndërsa kryetari i OEK, ka thënë se Qeveria me organizimin e kësaj ceremonia ka dëshmuar se prioritet të prioriteteve ka ekonominë. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2012, ora 15:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori