Zjarr në Velipojë, banorët ndërhyjnë ta fikin me mjete rrethanore

Foto ilustruese

Temperaturat e larta ditët e fundit kanë favorizuar zjarret në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Bëhet me dije se janë shfaqur flakët e zjarrit në Malin Kolaj të Velipojës duke djegur barishte, pemë dhe bimësi.

Në vend ndodhen Rojet Mjedisore dhe disa banorë të fshatit të cilët po ndërhyjnë për të neutralizuar flakët me mjete rrethanore. Për shkak të terrenit të thyer zjarrfikësit kanë vështirësi të ndërhyjnë në këtë zonë./albeu.com