Çeku premton mbështetje për tregtarët
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Agim Çeku takoi sot tregtarë të tregut me shumicë në Prishtinë. Në bisedat me ta Çeku e vlerësoi të rëndë gjendjen në këtë treg, ndërsa premtoi përmirësim të kushteve dhe ulje të taksave.


“Unë e pash një gjendje jo të mirë këtu, një ndikim shumë të vogël të komunës këtu”, tha Çeku duke premtuar se do të jetë partner i bizneseve në mënyrë që komuna të jetë ajo që organizon këtë treg, ndërsa dha edhe premtime konkrete.

“Në radhë të parë tregu nuk do të zhvendoset nga këtu, e dyta do të investojmë në infrastrukturën më të mirë të tregut këtu dhe e treta do t’i rishqyrtojmë taksat që ata i paguajnë të jenë sa më të përballueshme për tregtarët”, u shpreh Çeku. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2013, ora 14:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori