Çeku premton arenë sportive për kryeqytetin
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Agim Çeku, në prani të shumë sportistëve dhe përfaqësuesve të klubeve dhe federatave sportive prezantoi dje projektin për arenën sportive multifunksionale “Prishtina”, që do të jetësohej gjatë qeverisjes së tij eventuale me kryeqytetin e vendit.


Sipas Çekut, sportistët e Prishtinës dhe tifozët “Plisat” e meritojnë arenën sportive me kupola në formë të simbolit të plisit. “Ne do ta masivizojmë sportin në Prishtinë në të gjitha segmentet e tij. Arena jonë do të mund të krahasohet dhe të jetë konkurruese me të gjitha palestrat sportive në vendet e rajonit. Sportistët tanë e meritojnë këtë, sepse ata edhe pa mbështetjen e Komunës kanë arritur të depërtojnë në gara evropiane dhe botërore dhe të fitojnë mirënjohje dhe medalje”, tha Çeku. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2013, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori