Çeku: Javën e ardhshme publikohen listat fillestare
Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, pritet që deri në fund të javës së ardhshme të përfundojë këtë proces.

Ish-luftëtarët e UÇK-së do të presin deri në fund të javës së ardhshme të shohin emrat e verifikuar për statusin e tyre. Kjo ka qenë edhe kërkesa e tyre në protestën e organizuar ditë më parë. Madje ata kanë akuzuar për manipulim në lista.

Mirëpo, sipas kryetarit të komisionit për verifikimin e emrave Agim Çeku, listat janë transparente dhe nuk përjashtohen ankesat për emra konkret. Ai tha se procesi është duke shkuar ngadalë por është në përfundim e sipër.

Sa i përket numrit, Çeku nuk ka dashur të flasë për shifrën përfundimtare, duke theksuar se "duhet të kenë besim që komisioni do ta përfundojmë këtë proces ashtu sic duhet". /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 12:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori