Çeku i sigurt për fitoren
Kandidati i PDK-së Agim Çeku për kryetar në komunën e Prishtinës thekson se synon të fitojë që në raundin e parë të zgjedhjeve, pasi ka hyrë në garë me besimin se do të mposhtë çdo kandidat tjetër.

“Në rast se vetëm pak nuk do të besoja në fitoren time, nuk do të kisha pranuar të jem kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së. I kam hyrë kësaj gare duke besuar se do t’i mposht të gjithë kandidatët e tjerë për kryetar të Prishtinës.

Jam i nderuar që lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, e shfaqi besimin për të më ngarkuar me një detyrë jo të lehtë, sepse gara për Prishtinën për mua është një sfidë e madhe dhe një betejë e vështirë. Në karrierën time kurrë nuk i kam ikur asnjë beteje dhe, pothuajse, në të gjitha betejat kam dalë fitues”, ka thënë Çeku në një intervistë dhënë “Epokës së re”.

Çeku ka thënë se misioni i tij dhe i PDK-së është për ta bërë Prishtinën evropiane. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori