Çeku i pranishëm në Konferencën SHBA-Karta e Adriatikut
Me ftesë të homologut slloven, Roman Jakic, ministri kosovar i mbrojtjes Agim Çeku, po merr pjesë në Konferencën, SHBA Karta e Adriatikut-A5, që po mbahet në qytetin e Bërdos, në Slloveni.

Të pranishëm në takim janë ministrant e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Malit të Zi, Gjeorgjisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Moldavisë, Serbisë dhe Sllovenisë. Po ashtu 150 përfaqësues nga 20 vende të ndryshme dhe 8 organizata ndërkombëtare dhe rajonale, mes tyre edhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier dhe Zëvendës Sekretari i NATO-s, Alexsandër Vershbou.

Qëllimi i mbajtjes së Konferencës Karta e Adriatikut është që të nxjerrë në pah përparimin e sigurisë rajonale në Evropën Juglindore, e cila mbetet sfidë për sigurinë dhe kontributin e NATO-s, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të Evropës.

Gjatë tri ditëve të konferencës, do të diskutohen temat për projektin e Ministrisë së Mbrojtjes së Sllovenisë, për integrimin e ministrive të mbrojtjes së rajonit, sigurinë rajonale në Evropën Juglindore si dhe roli i strukturave Euro-Atlantike, në sigurinë e përgjithshme.
Shtuar më 02/10/2013, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori