Çeku: Faleminderit Turqi
Ministri Agim Çeku ka falenderuar gjeneral majorin, Metin Gurak për ndihmesën që i ka dhënë Turqia FSK-së gjatë gjithë bashkëpunimit të tyre.

Çeku ditën e sotme pati një takim me komandantin e Akadamisë së Forcave Luftarake të Republikës së Turqisë, Metin Gurak. Gurak gjithashtu, shprehu kënaqësinë që vizitoi ministrinë dhe se bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Akademisë Luftarake të Turqisë dhe FSK-së ka qenë i shkëlqyeshëm, duke nënvizuar se oficerët e FSK-së të cilët kanë vijuar këtë akademi kanë qenë shumë të suksesshëm.

Ministri Çeku dhe gjenerali Gurak e konfirmuan gatishmërinë për një bashkëpunim edhe më intensiv në të ardhmen. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2013, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori