U bë i sigurtë kalimi, Suarez “tremb” Juventusin me një postim (FOTO LAJM)

Luis Suarez është shndërruar në objektivin e vërtetë të Juventusit për sulmin.

Sërish mediat këmbëngulin se palët janë shumë pranë dhe se mungon pak nga zyrtarizimi i tij me Zonjën e Vjetër.

Gjithsesi, një postim në Instagramin e sulmuesit ka shtangur jo pak teksa Suarez ka hedhur një foto ku është në stërvitje, ndërsa e shoqëron me mbishkrimin “ndërkohë që dalin lajme false”.

Një fjali që lidhet në mënyrë direkte me merkaton, e ndoshta Suarez po kërkon të tregojë se me qëndrimin e Messit, edhe ai do të bëjë të njëjtën gjë duke ditur se me argjentinasin e lidh një miqësi e ngushtë jashtë fushe.


Shtuar 9.09.2020 14:21