Cecilia Malmstrom në Kosovë pa udhërrëfyes
Kosova po rrezikon edhe një herë që të vonohet me procesin e liberalizimit të vizave pasi dokumenti kryesor i këtij procesi ende nuk është finalizuar në Bruksel.

Gazeta “Zëri” ka marrë vesh jozyrtarisht nga burime ndërkombëtare të Komisionit Evropian në Prishtinë dhe Bruksel, se komisionerja evropiane për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmstrom, nuk do ta sjellë të enjten “Udhërrëfyesin” apo dokumentin që përmban detyrat të cilat duhet t’i kryejë një shtet, i cili dëshiron të përfitojë nga liberalizimi i vizave.

“Është e sigurt që komisionerja Malmström nuk e sjell kësaj radhe udhërrëfyesin pasi ai ende nuk është gati. Sidoqoftë, procesi i dialogut mund të niset edhe pa atë dokument”, ka thënë shkurt përmes telefonit një zyrtare e Komisionit Evropian nga Brukseli.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur i entuziazmuar të mërkurën për vizitën e komisioneres evropiane të enjten dhe të premten në Kosovë. Sidoqoftë, ai nuk e ka përmendur fare faktin që Kosova ende nuk e ka listën e detyrave që duhet t’i kryejë për të arritur në pikën finale të procesit.
Shtuar më 19/01/2012, ora 11:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori