Çdo rezolutë të Kuvendit të Kosovës, Qeveria do e implementojë
Hashim Thaci
Kryeministri i Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, pas pyetjeve të deputetëve të partive të opozitës rreth zhvillimeve të fundit pas miratimit të rezolutës së votuar në Kuvendin e Kosovës për përmbylljen e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur, ka deklaruar se insistimi i Qeverisë do të jetë implementimi i plotë i marrëveshjeve të arritura në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, sikurse edhe me vendet tjera.

“Shpreh Zotimin tim përsëri për kryerjen e obligimeve që dalin nga kjo rezolutë dhe rezolutat tjera të Kuvendit të Kosovës për konsolidimin dhe forcimin e shtetit dhe përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë. Në të njëjtën kohë ne jemi edhe në vazhdën e përkushtimeve që kemi marrë edhe karshi komunitetit ndërkombëtarë, që kemi marrë bashkërisht kohë më parë. Dhe në këtë agjendë hynë edhe dialogu teknik në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Shtuar më 02/02/2012, ora 12:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori